KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi vendosi sot që të regjistronte Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit duke iu bindur vendimit të KAS-it.
Kjo do të thotë se në fletën e votimit të zgjedhjeve të 14 Majit do të jetë emri i Enkelejd Alibeajt dhe jo Lulzim Bashës.
Zyrtare/ Celibashi i bindet KAS-it dhe regjistron PD-në në zgjedhjet e 14 Majit
Ndërkohë që KQZ ka regjistruar këtë të shtunë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por pa Sali Berishën. Pjesë e koalicionit janë PL, PDK dhe PBDNJ. KQZ regjistroi edhe koalicionin e dytë opozitar “Aleanca Liberale e Djathtë”.