Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch ka reaguar në lidhej me takimin e zhvilluar ditën e djeshme në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Petritsch u shpreh se suksesi i arritur në Ohër mes të Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen drejt normalizimit do të varet nga zbatimi ose jo i saj.
Petritsch në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.
Sipas tij më i rëndësishmi është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.
Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim.