Një grabitje në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë nuk ka shkuar si duhet pasi një 15-vjeçar shqiptar është plagosur pasi u sulmua nga 3 persona.
Grabitësit kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin që t’i merrnin telefonin. I mituri shqiptar ka refuzuar dhe është përballur me ashpër me ta, të cilët e kanë plagosur me thikë në këmbë.
Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ka dalë nga spitali.