Pas aksidentit të dyfishtë të regjistruar pasditen e sotme në Vlorë është dërguar në komisariat autori ish-drejtuesi i Doganës në Fier, Arlind Lagji.
Aksidentet ndodhën njëra pas tjetrës ku Lagji në fillim ka përplasur një këmbësore 66-vjeçare dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
45-vjeçari e ka lënë këmbësoren të plagosur në rrugë dhe është arratisur nga vendngjarja.
Pas largimit nga përplasja e parë ai ka shkaktuar dhe një aksident tjetër duke përplasur pas disa metra një tjetër makinë, me drejtues 63-vjeparin me inicialet B. C.
Lagji është shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksident i dyfishtë në Vlorë, përplasi një grua dhe më pas një makinë