-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata e fundit e bosit italian, amaneti dhe lidhja me “Zotin” shqiptar

Kryesoret

Mediat italiane kanë publikuar bisedën e fundit të Francesco Vitale, trafikantit italian të drogës, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit.

Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në rrugën Pescaglia alla Magliana në qytetin e Romës. Sipas mediave italiane, biseda e fundit me bashkëshorten ishte mbrëmjen e datës 21 shkurt, ku ai i lajmëroi vdekjen e tij.

“Dashuria ime, gjithçka ka marrë fund. Kujdesu për veten dhe për fëmijën tonë”, i tha Vitale gruas së tij në telefon.

Karabinierët dyshojnë se Vitale është shtyrë nga dritarja, ose është hedhur vetë për t’i shpëtuar rrëmbyesve që e torturuan për më shumë se dymbëdhjetë orë.

Rrëmbimi i tij dyshohet për një borxh prej 500 mijë euro për një ngarkesë kokaine që nuk ishte paguar.

Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes mund të fshihet krimineli shqiptar Elvis Demçe, personi i cili edhe pse në burg dyshohet si “Zot” i trafikut të drogës në Romë.

Grupi i shqiptarëve, drejtuesit e bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe, evidentohen si sigures të vendi të rëndësishëm në tavolinën e mafias italine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit