-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën me naftë të kontrabanduar në Durrës, lirohen 4 anëtarët e ekuipazhit të “Queen Majeda”

Kryesoret

Masa e sigurisë për kapitenin dhe 3 anëtarët e ekuipazhit të anijes “Queen Majeda” është ndryshuar nga Gjykata e Durrësit pasi u kapën me naftë të kontrabanduar në brigjet e Durrësit.

Më parë gjykata kishte vendosur arrest me burg për 4 nga pjesëtarët e ekuipazhit vendim i cili u ndryshoi pas 6 muajsh me “detyrim të qëndrimit në një vend të caktuar”.

Policia në kuadër të operacionit të koduar “Ring” arrestoi kapitenin e anijes, 54-vjeçarin Zuhair Alkwafi, 25-vjeçarin Muavid Ali Altabir, 43-vjeçarin Amad Abushala të tre nga Libia, si dhe 25-vjeçarin Badr Teezini nga Siria.

Prokuroria kërkoi të zëvendësohet masa e sigurimit “Arrest ne burg” me atë të “detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar”, konkretisht në territorin ku është ankoruar anija Queen Majeda, në portin e Durrësit.

Anija çisternë që vinte nga porti i Bengazit u kap nga antikontrabanda detare dhe policia kufitare.

Të arrestuarit akuzohen për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Kjo masë është ndryshuar në mes të muajit mars, ndërsa hetimet vijojnë.

Në anije u sekuestruan 2275 ton naftë kontrabandë, me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë, duke arrestuar 4 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit