-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për raportin e SHBA-së, Salianji: E nxinte dhe sterronte Shqipërinë

Kryesoret

Komisioni i Sigurisë Kombëtare u përfshi nga debati i fortë në mbledhjen e sotme për shkak të raportit që doli dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit për situatën e qeverisjes dhe nivelin e korrupsionit në vend. Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli me tone të forta kur tha se raporti e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.

“Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit ë kaluar.

Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar.

S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ça rend dite tjetër do flasim? Do merremi me procesverbalet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASH për t’i mbyllur zërin medias, kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë politikë.

Për Fushë-Krujën kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drejtorin e Policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalitet. Por s’vijnë se kanë frikë. Edhe kjo që thatë ju certifikon atë që thotë DASH; s’ka institucione të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushte të pavarur s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë.

Degët e qeverisë janë të korruptuara. Ça doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalitetit në e vend.

S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacion mbi ato kamerat si Big Brother në gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit