-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja e PD-së: Mbështes Fugën për kryetar të Akademisë së Shkencave

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka kundërshtuar edhe njëherë nismën e qeverisë Rama për të ndryshuar ligjin për Akademinë e Shkencave që i hap rrugën mandatit të dytë të Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni. Zhupa, tha se mbështet kandidaturën e Artan Fugës dhe për këtë arsye do të kërkojë nga komisionet në Kuvend që të dëgjohen shqetësimet që akademiku ka ngritur.

“Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante.

Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegevë të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Sepse besoj se, ligjshmëria e një institucioni të tillë lidhet drejtpërdrejtë edhe me besueshmërinë dhe aktivitetin në shërbim të vlerave, dhe jo të antivlera.

Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot.

Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i këtyre konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qënurit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi (ligj ad personam).

Për të adresuar në mënyrë institucionale shqetësimet kam kërkuar në komisionin e edukimit që akademiku Fuga dhe akademik të tjerë që kanë ngritur shqetësime publike të dëgjohen në një seancë dëgjimore në komisionin e edukimit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit