-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: SHBA fshikulloi Ramën, Yuri Kim hesht

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Flamur Noka duke komentuar raportin e SHBA-së që u publikua dje ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë se ka heshtur përballë këtyre fakteve.

“Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal! Korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore të trajtuara në raport.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në këtë raport, duke konfirmuar akuzat e opozitës.

Raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërsa ambasadorja Kim hesht. E keni dëgjuar ambasadoren Kim të thotë një gjysmë fjale për korrupsionin e Ramës dhe Veliajt?

Yuri Kim sillet si një shefe e propagandës për Rilindjen dhe ka bërë gjithçka për të promovuar politikisht anëtarët e qeverisë, kryebashkiakun Veliaj dhe KM Rama. Yuri Kim ka mbyllur gojën për korrupsionin dhe duhet të sqarojë shqiptarët përse” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit