Midis tyre, oficerët gjetën pako me drogë të mbështjella me celofan dhe me fotografi të Matteo Messina Denaro, Toto Riina dhe personazhit imagjinar të filmit “Kumbari”.
Messina Denaro ishte i arratisuri i profilit më të lartë të mafias siciliane deri në arrestimin e tij në janar, ndërsa Riina, i cili vdiq në burg në vitin 2017, ishte “bosi i bosëve” i mafias siciliane.
Të dy burrat janë dënuar me burgime të shumta të përjetshme për një seri vrasjesh brutale, duke përfshirë, në rastin e Messina Denaro, vrasjen e një adoleshenti, trupi i të cilit ishte tretur në acid.
Bastisja e policisë u zhvillua në provincën siciliane të Trapanit, ku Messina Denaro besohet të ketë kaluar pjesën më të madhe të kohës në arrati, i mbrojtur nga besnikëria e familjes dhe klanit.
Carabinierët arrestuan një 28-vjeçar pa precedentë penalë, që u pa duke u larguar nga magazine.