Lorenc Hasrama ish-i i Keisit! Ky ka qenë lajmi që ka trazuar rrjetin që prej momentit të parë që këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “BBV”. Pas hyrjes së tij, ndjekësit vunë re që Keisi u “ftoh” me Kristin dhe filloi të qëndronte afër me Lorencin.
Madje së fundmi ka bërë xhiromn e rrjetit edhe një moment ku Keisi përkëdhel nga koka Hasramën. Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe llogaria zyrtare e Kristit në Instagram (e menaxhuar nga familja e tij) duke postuar një video të edituar nga fansat.
“Mirë që asaj i doli boja, po ky çfarë burri është që nuk i thotë Kristit të vërtetën,” shkruhet përmbi imazhit të Keisit dhe Lorencit.
Më tej në videon e edituar, ndjekësi kishte përmendur edhe vlerat që Kristi ka treguar deri tani ne “BBV”, ndër to edhe respektin ndaj një femre.
“Unë ju falënderoj për komentin e sinqertë,” ka shkruar si përshkrim të postimit llogaria zyrtare e Kristit, duke u pajtuar me çdo fjalë të thënë aty.