Shorti vendosi sot që do të jetë Elvis Çefa relator i çështjes ankimore të depozituar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj që kërkon mos regjistrimin e koalicionit të Berishës me Metën.
Ankimi i plote i Enkelejd Alibeajt ne KAS
Por çfarë ndodhi?
Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj ankimoi në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pavarësisht se Ilirjan Celibashi e përjashtoi emrin e Sali Berishës.
Por sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, në kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.
Alibeaj ngre “stërkëmbësh”! Ankesë KAS-it: Rrëzoni koalicionin e Berishës
Në konkluzionin e paraqitur nga Sefa, thuhet se marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.
Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në konkluzionin e paraqitur nga Sefa.
Tani relator është Elvis Çefa, i cili pak ditë më parë ishte i vetmi që njohu Sali Berishën kryetar të PD-së përballë katër anëtarëve të tjerë që rrëzuan kërkesën e ish-kryeministrit për t’u regjistruar si kryetar i forcës më të madhe në opozitë.
Si u ndanë votat në KAS? Rusmali kundër! Vetëm Cefa njeh Berishën kryetar të PD-së