-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time për Asociacionin

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Tëitter’, Kurti ka shtruar disa pyetje me nota humori nëse është Vuçiç një “Doktor Jo apo Zotëri Jo”(nga Rusishtja Nyet, )”?, teksa ka theksuar se të paktën e di se nuk është mjek.

Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, është edhe referencë për Andrei Gromiko, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

Karriera politike e Gromykos filloi në vitin 1939 në Komisariatin e Popullit për Punët e Jashtme. Ai ishte një politikan dhe diplomat sovjetik komunist gjatë Luftës së Ftohtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit