Një shqiptar ka ndërruar jetë në via Santa Maria a Cubito, pasi u përplas për vdekje nga një mjet teksa po udhëtonte me biçikletë.
Mediat italiane raportojnë se policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin e më pas u largua në këmbë.
I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Ucciero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere.
Çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga automjeti me 4 persona në bord, pas një përplasjeje që mori nga ana e pasme.
Kur kuptuan tragjedinë, 4 personat në furgon në vend që të shpëtonin viktimën janë larguar në këmbë duke e lënë mjetin në vend.