-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritshmëritë e marrëveshjes Kosovë – Serbi! Çfarë mendojnë shqiptarët e serbët?

Kryesoret

Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në shkallë të gjerë nga diplomacia perëndimore, marrëveshja ka nxitur mëdyshje në të dyja vendet.

Në Kosovë, shqetësimet lidhen kryesisht me zotimin e saj që t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb. Dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në jug dhe veri të Mitrovicës?

“Mendoj që kjo është një kamuflim dhe se nga kjo serbët nuk do të përfitojnë asgjë, të paktën asgjë përmbajtësore. Ndoshta ndonjë privilegj. Ky është mendimi im bazuar në atë që është thënë në publik. Dhe bisedat që qarkullojnë në shoqëri. Asociacioni do të jetë një organizatë joqeveritare dhe asgjë më tepër”, tha Milentije Jakshiç.

“Unë mendoj se duhet të veprohet ashtu siç e ka paraparë presidenti Vuçiç që komunat serbe të jenë të bashkuara dhe të kenë autonomi ashtu siç ka qenë gjithmonë. Nga Asociacioni presim që të kemi liri më të madhe dhe të mos ketë frikë më”, tha Ruzhica Cakiq.

“Këto janë marrëveshje të bashkërenduara më herët dhe tani ka ardhur koha merre ose lëre. Prishtina përpiqet ta shmangë Asociacionin dhe mendoj që nga kjo nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim”, tha një banor tjetër që nuk deshi të identifikohej.

“Mendimi im është që me Serbinë marrëveshje pa sanksione të bashkësisë evropiane dhe SHBA-së nuk mund të arrihet. Ai (Aleksandar Vuçiç) nuk ka shkuar në Ohër për të nënshkruar, nuk ka dashur të nënshkruaj asnjë marrëveshje, vetëm ka thënë se e kemi arritur deri diku, deri në vija të kuqe, me vija të kuqe me Serbinë jemi mësuar qe 200 vjet”, tha Ali Boletini.

“Marrëveshja nëse shkon sipas asaj që kërkon kryeministri jonë, ajo është në favor tonin dhe të popullit të Kosovës. Ka pengesa të shumta sepse me palën serbe është vështirë të merresh vesh, asaj nuk i besohet, sa thotë kështu të nesërmen e ndryshon pllakën tërësisht. Por besojmë se në këtë marrëveshje ka disa gjëra që janë pozitive”, tha Shaban Morina. VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit