Ditën e sotme policia ka zhvilluar një operacion anti drogë ku ka arrestuar 20 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policer që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave.
U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim. Në cilësinë e provës, u sekuestruan 2 kg e 121 kokainë, 300 doza kanabis, 5 milionë lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.
Të ndarë në 2 grupe, kush janë shpërndarit e drogës në Tiranë?
Ata vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës që frekuentohen nga të rinj. Po ashtu përdornin mesazhe të koduara dhe qarkullonin me transportin publik për të shmangur kontrollin e policisë.
Në hartën e publikuar ku janë përqendruar më së shumti veprimet e tyre, vihet re se pothuajse për secilën zonë, 2 persona ishin angazhuar si shpërndarës.
Mes tyre vihet re se të dyshuara janë edhe 3 femra, identiteti i të cilave ende nuk është bërë i ditur.