-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia me 88 viktima/ Del VIDEO e momentit kur varka përplaset me shkëmbinjtë

Kryesoret

Një video e re ka dalë nga tragjedia e Crotones. Në të duken momentet e fundit të varkës, ku humbën jetën 88 persona. Kjo video është tashmë është në duart e Prokurorisë. Ajo pritet të ndihmojë për të krijuar një panoramë më të qartë nëse do mund të ndërhyhej në kohë nga FRONTEX, emigrantët do mund të ishin shpëtuar.

Varka ishte nisur nga porti i Izmirit nga Turqia. Në të po udhëtonin emigrantët që vinin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani. Në “barkën” e varkës kishte 180 persona, e ndërsa në një pjesë të videos shihet një person. Por duket e vështirë që të identifikohet nëse është një nga trafikantët apo jo. Ndoshta ai ka vënë re avionin.

Prestigjiozja italiane Corriere Della Sera ka lexuar dosjen e prokurorisë. Dhe ka sjellë detaje, në mënyrë kronologjike të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur.

Është ora 22:26 e datës 25 shkurt 2023– Anija është afërsisht 40 milje në juglindje të Capo Rizzuto, Kalabria. Ajo udhëton me motor, siç mund të shihet nga vija që lë pas dhe nga pika anësore që kap kamera infra të kuqe (është karburant). 

Mbi kuvertë nuk ka asnjë njeri fillimisht, por më pas kamera kap një burrë që qëndron për pak minuta dhe më pas futet sërish brenda.

Në 23.03- Frontex paralajmëron Qendrën Ndërkombëtare të Koordinimit të Pratica di Mare. Për informacion, raporti dërgohet edhe në Qendrën Operative të Rojës Bregdetare në Romë.

Bëhet fjalë për një varkë me motor me madhësi mesatare, e cila lundron në një kurs 296° me 6 nyje, me një vijë të mirë ujore dhe me vetëm një person të dukshëm në kuvertë.

Nuk ka elemente të dukshme dhe të caktuara për praninë e emigrantëve në bord, por anija është njësoj e dyshimtë.

Pjesa tjetër është historia e një masakre. Disa orë më vonë, rreth orës 4 të mëngjesit të 26 shkurtit, ajo varkë që mbante emrin romantik “Dashuria e Verës” përplaset në bregun në brigjet e Steccato di Cutro.

Deri tani në det janë gjetur 88 trupa, 25 prej tyre fëmijë nën 12 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit