-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti i Aneksit të Zbatimit të propozimit të BE-së, Kurti nuk e pranoi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç para disa ditësh kanë mbajtur një takim në Ohër nën ndërmjetësimin e BE-së për zbatimin e planit europian.

Palëve u ishin dorëzuar paraprakisht edhe draftet e Aneksit të Zbatimit të propozimit të BE-së. Por ky aneks ishe hedhur poshtë nga Kosova.

Shumë pika në këtë draft aneks ishin problematike që nga çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mënyra e renditjes së pikave, e deri te statusi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

Në draftin e  Aneksit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ekzistojnë 18 pika.

Të gjithë nenet e tjera do të hyjnë në fuqi me miratimin e Marrëveshjes dhe të këtij Aneksi.

Një pikë në këtë draft ishte që Serbia të mos bëjë kufizime që Kosova të aplikojë në organizata ndërkombëtare.

Pra nuk ishte kufizuar në ‘asnjë organizatë evropiane’…. duke i ikur termit organizatave ndërkombëtare.

Ky draft sipas nenit 5 parashihte që brenda 30 ditëve pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, palët do të krijojnë një Komitet të Përbashkët të kryesuar nga BE-ja për të mbikëqyrur dhe vlerësuar zbatimin e Marrëveshjes (Neni 10 (1)) dhe këtij Aneksi, dhe do të bien dakord për Kushtet e Referencës së Komisionit.

Lehtësuesi i BE-së do të jetë arbitri përfundimtar në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje brenda Komitetit të Përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit