-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët

Kryesoret

Teksa treguesit e punësimit janë duke u përmirësuar nga viti në vit, pavarësisht krizave ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, në grupet e reja të popullsisë, numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa po rritet ai te moshat më të vjetra.

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e katërt 2022, kishte rreth 52,500 më shumë persona të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit 2021, ose rreth 4% më shumë.

Por punësimi sipas grupmoshave tregoi se për të njëjtën periudhë, punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

INSTAT raporton se 54,500 pensionistë ishin të punësuar në tremujorin e fundit të 2022, pasi Anketa e Forcës së Punës pyet edhe personat në moshë pensioni nëse janë të angazhuar me punë./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit