-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aplikimet për azil, ja kush vendi i preferuar i shqiptarëve

Kryesoret

Kërkesat për azil në vitin 2022 kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në nivelin më të lartë të pas pandemisë në Bashkimin Europian, ndërsa janë në nivele rekord në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të Eurostat, që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian (pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Franca vijon të mbetet më i preferuari për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, me 51% të totalit në BE-27 në 2022. Gjermania renditet e dyta, me 19% të totalit, e ndjekur nga Italia dhe Greqia me nga rreth 10% secila. Në Belgjikë janë raportuar 4.5% e kërkesave totale për azil dhe në Suedi 1.5%.

Në 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Europë për shtetasit shqiptarë.

Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, më shumë se në të gjitha shtetet e tjera të Europës së bashku. 9,573 prej tyre kanë ardhur nga njerëz që kanë mbërritur me varka.

Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022.

Të dhënat historike nga Eurostat (deri në 2019-n) dhe Mbretëria e Bashkuar (nga 2020-a) tregojnë se deri në 2021-n ritmet e emigrimit të Mbretërinë e Bashkuar ishin relativisht të ulëta, mes 3-4 mijë personave në vit./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit