-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria bëhet gati për “samba” përballë Polonisë

Kryesoret

Po vjen sfida me Poloninë dhe Shqipëria nuk do të luajë më me skemën 3-5-2. Ndryshe nga rreshtimi i përdorur nga Edy Reja, tekniku brazilian Silvinjo preferon ekipet me lojë ofensive.

4-3-3 është zgjedhja e parë. Provat për të përzgjedhur skuadrën më të mirë të mundshme kanë qenë të shumta, ndërsa dilemat janë pak. Në portë do të jetë kapiteni Berisha, edhe sepse Strakosha nuk ka luajtur në këtë sezon në Angli.

Në mesfushë do të jenë Gjasula, Ramadani e Abrashi. Dilema tjetër lidhet me sulmuesit e krahut, ku përpos Asanit është provuar edhe debutuesi Mehmeti. Uzuni është i pazëvendësueshëm, teksa në majën e sulmit pritet të jetë Sokol Cikalleshi.

Kjo skemë i jep mundësi Kombëtares që në fazën e tranzicionit difensiv të kalojë me rreshtimin 4-5-1, për t’u mbrojtur nga potenciali i frikshëm sulmues i polakëve, të udhëhequr nga sulmuesi më i mirë në Europë, Robert Lewandowski.

Kombëtarja shkon për një pikë në Poloni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit