-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrihet marrëveshja Gjermani-BE: Makinat me karburant edhe pas 2035

Kryesoret

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Komisioni ranë dakord për përdorimin motorët me djegie të brendshme edhe pas vitit 2035.

BE-ja donte t’i jepte fund shitjes së makinave dhe automjeteve të lehta komerciale me motorë me djegie të brendshme (d.m.th., naftë ose benzinë) deri në vitin 2035, por Gjermania kishte shprehur mosmarrëveshjet e saj.

Më në fund, me një marrëveshje të premten vonë, shitja e automjeteve me motorë me djegie të brendshme, që do të djegin vetëm lëndë djegëse sintetike që nuk do të prodhojnë dioksid karboni, do të vazhdojë edhe pas vitit 2035.

Ministri gjerman i Transportit Volker Vissing theksoi se marrëveshja krijon mundësi për lëvizje neutrale ndaj klimës dhe të përballueshme. Ai shtoi se të dy palët ranë dakord për hapa të qartë dhe një afat kohor detyrues që do të finalizohet deri në vitin 2024.

Propozimi origjinal i BE-së për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit kërkonte ndalimin e të gjitha makinave me motorë pas vitit 2035. Kjo do të thotë se vetëm makinat elektrike do të shiten pas kësaj date.

Gjermania kishte kërkuar fillimisht një përjashtim për motorët që do të djegin lëndë djegëse sintetike që janë neutrale ndaj klimës dhe të prodhuara me burime të rinovueshme të energjisë, por edhe karbon nga atmosfera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit