-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ndau “tortën” për këshillat: Meta 240, Dule 20 dhe Ndoka 6 vende

Kryesoret

Sali Berisha që do të garojë në koalicionin e udhëhequr nga Ilir Meta ka njoftuar miratimin e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ish kryeministri u shpreh se Partisë së Lirisë do t’i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione në listën e koalicionit, të tjerët do të jenë emrat e Sali Berishës.

“Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën.

Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.

Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.

Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla.

Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit