-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Jo vetëm McGonigalin, Rama korruptoi edhe të tjerë kundër PD-së

Kryesoret

Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi zhvilluan sot një takim me të rinjtë në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri tha se Edi Rama nuk ka korruptuar vetëm ish-shefin e FBI-së, McGonigal, por edhe të tjerë për t’i përdorur kundër opozitës.

“Jo vetëm McGonigali, Edi Rama kishte korruptuar edhe të tjerë. Sot Tirana është një nga dhjetë qytetet më të ndotura të planetit. Është ndër 10 vendet me shëndetësinë më të shkatërruar në planet.

Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen.

Edi Rama sot kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991. Në këtë kontekst, kjo mbështetje e juaj merr një rëndësi edhe më të veçantë. PD dhe forumi i saj, u themeluan dhe mbetën gjithnjë forca më perëndimore e vendit, lokomotiva të vërteta të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.

Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit