-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çahet PD-ja e vulës së Alibeajt! Çfarë po ndodh brenda Kryesisë?

Kryesoret

Prej orës 18:00 vijon mbledhja e Kryesisë së PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Qëndrimet janë të ndryshme dhe të forta. Tre janë propozimet.

Shumica e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së kërkojnë që në 14 maj duhet të garojnë vetëm me emra për këshillat bashkiakë dhe të mbështeten kandidatët e Berishës.

Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime të ndryshme. Një pjesë kanë kërkuar që të ketë kandidatë të PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në të gjitha bashkitë.

Por ka pasur edhe propozime për të arritur edhe një marrëveshje me palën tjetër që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Tashmë vula do të vendoset nga Kryesia, ku gjithashtu ka mendime të ndryshme. Një gjë është e sigurt, që cfarë do që të vendoset sërish PD do të dalë e përçarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit