-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedë telefonike me Putin, Erdogan: T’i jepet fund menjëherë luftës

Kryesoret

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje të shtunën për një “fund të menjëhershëm” të luftës në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Erdogan falënderoi gjithashtu presidentin rus për qëndrimin e tij pozitiv në zgjerimin e nismës së grurit të Detit të Zi dhe shtoi se të dy vendet “mund të ndërmarrin hapa të mëtejshëm” në drejtim të bashkëpunimit ekonomik, sipas politico.

Marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, e cila lejoi që eksportet e ushqimit nga Ukraina të rifillonin pasi pushtimi i vendit nga Moska bllokoi disa porte, u zgjat fundjavën e kaluar. Marrëveshja e grurit fillimisht u nënshkrua verën e kaluar nga Kievi dhe Moska nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Kremlini tha në një deklaratë pas bisedës telefonike Putin-Erdogan se të dy liderët diskutuan gjithashtu situatën në Siri.

Ata theksuan “nevojën për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë” dhe “rolin konstruktiv të Rusisë si ndërmjetës”, sipas deklaratës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit