-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin për “5Pyetjet.al” dy kandidatët e PD-së për Tiranën: Ishte surprizë

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Sot është një ditë vendimtare për PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj pasi do të zyrtarizohen emrat për kandidatë për kryetar bashkie dhe formula si do të dalin në zgjedhje.

Vëmendja kryesore është e përqendruar te Tirana. Mbrëmjen e djeshme në kryesinë e PD-së u propozuan disa emra për Bashkinë Tiranë, mes tyre Jonila Godole dhe Roland Bejko.

“5Pyetjet.al” kontaktoi me zotin Bejko, i cili tha se këtë çështje do ta vendosë përfundimisht Kryesia, pasi të dëgjohet Kolegji i Kryetarëve.

Nuk jam propozuar vetëm unë, por edhe Gaz Berdhi, Jorida Tabaku, Flutura Açka, Jonila Godole.  Sot do ta ndajë kryesia pasi të dëgjohet dhe kolegji i kryetarëve” tha ai.

“5Pyetjet.al” kontaktoi edhe zonjën Godole, e cila tha se ishte surprizuar nga fakti që ishte propozuar edhe emri i saj për bashkinë e Tiranës.

Normalisht që jam e surprizuar. Por do ta shohim çfarë vendimi do të merret”. A do të pranonte nëse në fund do t’i besoj asaj kandidimi me logon zyrtare të PD-së në Tiranë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit?

Nuk të kthej dot përgjigje tani” tha Godole për “5Pyetjet.al”. Sot në mesditë Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së ka mbledhur kolegjin e kryetarëve dhe në darkë vendimin final do ta marrë Kryesia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit