Ish-kryeministri, Sali Berisha zhvilloi një takim në seli rreth orës 21:00 me kryesinë e Partisë Demokratik.
“Gjatë mbledhjes ata diskutuan në lidhje me emrat me të cilët do të kandidohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Do ti qëndrojmë parimit të shpërndarje së detyrave. Propozimet janë te shkëlqyera, janë demokrate me kredenciale shume të forta dhe te lavdërueshme.
Shpallja e listave te tyre është një inkurajim, një nxitje e madhe për fushatën, de facto. Kandidaturat per këshilltar do të jenë pjesë integrale për kandidat te kryetar bashkie, ne ketë mënyrë fushata është në një stad më të lartë.
Listat janë negociuar me aleatet ne tërësi janë rëne dakord, janë Partia e Lirisë ka marre 220 pozicone, partia PPDNJ ka marr 20, PDK 6 pozicione dhe RESTI i takon Partisë Demokratike, nuk ështe e vertetë qe asnjë nga këto forca ti kete marre nga pd nga numri qe ajo ka patur,” u shpreh Berisha.