Gjatë vizitës në Shqipëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim në selinë e Partisë së Lirisë.
Në takimi e zhvilluar në selinë e PL-së Kurti u prit nga Ilir Meta. Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se mbështet qëndrimet e Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.
Këtë takim Meta e quajti një takim vllazëror.
“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.
Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.
Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj,” shkruhet në postimin e Metës.