Teksa të gjithë banorët po qëndronin në dhomën e ndenjes, Keisi vuri kokën te prehri i Gertit dhe po bisedonte me të.
Gjesti i Keisit i bëri shumë përshtypje Oltës. Kjo e fundit, teksa po drekonte me Deamishel, i tha asaj se Keisi duhet të ikë patjetër në shtëpi, sepse po bën shumë gabime.
Sipas saj, të vendosësh kokën te prehri i dikujt, duhet të kesh shumë kofidenca, ndaj veprimi i Keisit, nuk iu duk “normal”.
Ajo madje e pyeti Dean se cilin mes Qetsorit dhe Kristit sheh në finale. Ndonëse dikur pretendent për të qenë në finale, edhe Olta dhe Dea mendojnë se Kristi nuk do arrijë deri në finale.