Një gjykatës federal vendosi sot që ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence do të duhet të dëshmojë para një jurie të madhe për bisedat që ai kishte me ish-presidentin, Donald Trump përpara se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar 2021.
Sipas CNN-it amerikan, në vendim, i cili ende mbetet zyrtarisht e vulosur dhe konfidenciale, gjykatësi vendosi gjithashtu se Pence mund të refuzojë t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me 6 janarin. Ai gjithashtu ka të drejtën e ankimimit.
NBC raportoi se vendimi kërkon që ish-zëvendëspresidenti i Trump të paraqitet para një jurie të madhe federale, por jo të dëshmojë për ngjarjet e 6 janarit 2021. New York Times konfirmoi se gjykatësi po urdhëron Pence të paraqitet në Komisionin.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga përfaqësuesit e Pence apo këshilltari special Jack Smith, i cili drejton hetimin e Departamentit të Drejtësisë mbi përpjekjet e Trump dhe aleatëve të tij për të ndikuar në zgjedhjet e 2020.
Pence aktualisht është duke eksploruar mundësinë për të kërkuar nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.