-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana udhëhiqet nga Alimehmeti dhe Caka/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë!

Kryesoret

Koalicioni Meta-Berisha ka depozituar në mesnatë listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Berisha ka marrë shumicën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, i ndjekur më pas nga Meta me 240 pozicione, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe Partia Demokristiane 6 pozicione kandidimi.

Lista për Tiranën e koalicionit Meta-Berisha udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti, ish-kandidati i Rithemelimit që mori pjesë në procesin e primareve për bashkinë e Tiranës. Ndërkohë në vendin e dytë është vendosur Silvia Caka nga Partia e Lirisë. Po nga Partia e Lirisë, është bërë pjesë e listave edhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, Floida Kërpaçi, Elona Guri e Ana Azizaj.

Pjesë e listës është bërë edhe avokati Genc Gjokutaj, apo gazetarja Beti Njuma. Nga Rithemelimi spikasin, aktori Julian Deda dhe Adriana Kalaja, të cilët morën pjesë në garën e primareve për Bashkinë e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit