-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inati i vjetër! Thika, plumba, britma dhe lot nga fëmija! Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë?

Kryesoret

Kavaja u trondit dje nga një ngjarje shumë e rëndë që përfundoi me dy të vdekur. Konflikti mes Armand Gosës dhe Sali Rexhës, dy personave që mbetën viktima kishte nisur 3 ditë më parë në një lokal. Pasditen e djeshme dy personat ishin takuar për t’u sqaruar, por gjithçka shkoi keq.

Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës. Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë. Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.

Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë. Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin. Dyshohet për shkak se kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit