Instagrami zyrtar i Luiz Ejllit me 678 mijë ndjekës u morë nga motra e tij Ina, e cila tashmë ka fshirë të gjitha postimet që ishin bërë më parë.
Por, ndonëse nuk po poston në llogarinë e tij, ajo ka hapur edhe një të saj personale ku së fundmi iu është përgjigjur disa pyetjeve rreth Luizit dhe raportit të tij me Kiarën.
Në një prej postimeve në InstaStory ka thënë se ajo ka folur me Kiarë pasi moderatorja u largua nga shtëpia e famshme.
E pyetur sesi i duket partnerja e vëllait të saj, Ina u shpreh se Kiara është shumë më ndryshe seç dukej në ‘reality-show’.
“Me syrin dhe zemrën e Luizit e shikojmë dhe ne. 100% ndryshe nga aty çfarë kemi parë, 100% pozitive dhe e ëmbël. Po kemi folur, është shumë e mirë dhe e lumtur për mesazhet dhe emocionet që po përjeton nga ju dhe e lumtur për Luizin nga kjo mbështetje që i është bërë”, ka thënë ajo në përgjigjet që i dha.