-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregu i sigurimeve u rrit me 19% për dy muajt e parë të vitit!

Kryesoret

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën janar-shkurt primet e shkruara bruto në sigurime kishin vlerën e 3.3 miliardë lekëve, në rritje me 19.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktiviteti i sigurimit të Jetës po shfaq ritmet më të larta të rritjes, me 35.5% krahasuar me 2-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rritja e lartë në produktet e sigurimit të jetës së kombinuar dhe jetës në grup, si edhe vijimësia e rritjes së produktit më të rëndësishëm të tregut, jetës së debitorit. Megjithatë, numri i kontratave në aktivitetin e sigurimit të Jetës paraqitet në rënie, me 7.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në aktivitetin e Jo-Jetës, rritja paraqitet në niveleve më të ulëta, me 17.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Normat më të larta të rritjes në këto muaj të parë të vitit janë regjistruar kryesisht në produktet e sigurimit vullnetar.

Primet e shkruara bruto të sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës janë rritur me 53%, ndërsa primet e sigurimit kundër dëmtimeve të tjera në pronë janë rritur me pothuajse 80%. Rritje të lartë po shfaq edhe klasa e sigurimit të përgjegjësive civile, me 74%. Kjo klasë është e lidhur kryesisht me sigurimin e përgjegjësisë në ndërtim. Edhe primet për sigurimin e garancive janë rritur me 51% krahasuar me 2-mujorin e parë të vitit të kaluar./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit