-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elsa Lila flet për arrestimin në Itali

Kryesoret

Këngëtarja Elsa Lila e ka konsideruar përdhunim bastisjen e banesës së saj nga karabinierët, në kohën që ajo u vu në pranga. Në një rrëfim për “Podcast” me Mira Kazhanin, Elsa kujton se çdo gjë ishte absurde, ndërsa shton se pavarësisht kontrolleve në banesën e saj, u gjetën vetëm libra. Dy javë e izolimit, sipas saj, ishin kafshërore, përsa i përket trajtimit. Këngëtarja tregon gjithashtu se shkruan një libër në të cilin do të rrëfejë gjithçka ka përjetuar në atë periudhë.

Rrëfimi i Elsa Lilës:

Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh.

Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. 

Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore.

Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë…Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu”?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit