-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ke fshehur vëllanë kriminel”! Alibeaj i përgjigjet Berishës: Je komunist

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur pasditen e sotme akuzave të Sali Berishës, i cili tha paradite se Edi Rama e mban peng kreun e grupit demokrat me dosjen e vëllait të dënuar.

Në reagimin e tij, Alibeaj nuk jep një përgjigje direkte për sulmin e Sali Berishës për të vëllanë nëse denoncimi është i vërtetë apo jo, por thotë se akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar.

Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët. Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë” thotë Alibeaj.

Berisha: Alibeaj ka fshehur vëllanë e tij kriminel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit