Teksa Olta dhe Qetsori po gatuanin dhe po bisedonin në kuzhinë, Luizi i cili ndodhej në oborr, hyri brenda dhe u ul përballë tyre.
Ky i fundit preferoi që vetëm t’i shihte ata të dy dhe nuk komentoi asnjë fjalë. Qetsori dhe Olta nga ana tjetër nisën të flisnin me ngacmime dhe të hidhnin “kunja” për Luizin.
Ajo madje tha se nuk e do veten kur mërzitet “rrushi” i shtëpisë duke iu referuar Luizit. Komentin ironik, Olta e bëri duke qeshur, ndërsa Luizi nga ana tjetër nuk reagoi fare dhe preferoi të heshte.