Zjarret, shumica prej tyre si pasojë e zjarrvënieve, të cilat kanë shpërthyer ditët e fundit në Asturias dhe Cantabria, në veri të Spanjës u stabilizuan sot falë kushteve më të favorshme të motit, siç njoftuan autoritetet.
Në rajonin e Asturias, 71 zjarre ishin ende të ndezura mesditën e sotme, nga 90 që ishin dje.
Adverse weather is hampering fire crews and aiding the spread of a huge wildfire snaking down a mountain in northern Spain.
Latest world news: https://t.co/Av2TSbztra pic.twitter.com/pJ4zTfdEoy
— Sky News (@SkyNews) March 31, 2023
Sipas autoriteteve të këtij rajoni autonom, puna e zjarrfikësve në orët e fundit ka qenë përmirësimi i kushteve të motit, me erë më pak të fortë dhe me ardhje të reshjeve të dobëta.
Në Cantabria fqinje, ku u regjistruan 35 zjarre dje të premten, “të gjitha janë shuar” përveç dyve që janë “nën kontroll”, tha qeveria rajonale në Twitter.
Në Spanjë, e cila po përballet me një thatësirë të gjatë pas tre vitesh reshjesh nën mesataren, autoritetet vlerësojnë se sezoni i zjarreve, i cili deri më tani ishte i kufizuar në verë, tani po shtrihet nga pranvera në vjeshtë si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Authorities in northern Spain evacuate several communities after wildfires break out in northwest Asturias region pic.twitter.com/SY2SLTzkOj
— TRT World Now (@TRTWorldNow) March 31, 2023
Në vitin 2022, një “vit i zi” për zjarret në Evropë, Spanja ishte vendi më i goditur evropian, me afro 500 zjarre që dogjën tre milionë hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (Effis).