Një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten pasdite, duke vrarë të paktën tre persona dhe dhjetëra të tjera i ka lënë të plagosur. Nga tornado një teatri, u shkatërrua plotësisht dhe humbi jetën një person.
Rreth 260 persona ishin duke parë shfaqje brenda teatrit Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua, nga fuqia e tornados. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:55 me orën lokale, kështu të paktën kanë raportuar mediat atje. Shefi i zjarrfikësve në një komunikim më median ka bërë të ditur se 28 persona u dërguan në spital në gjendje të rëndë.
E gjithë situata vjen pasi një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten pasdite, duke vrarë të paktën tre persona. Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mes perëndimit – me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Siç mund të shihet edhe në video tornado që shpërtheu në kryeqytetin e shtetit të Arkansas, Little Rock, duket se si rrokullisen makina, si thyhen çatitë dhe rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit atje.
Me tej Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Ëynne, rreth 100 milje (170 km) nga Little Rock. Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane.