-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tornadot në SHBA, shembet teatri me 260 persona brenda

Kryesoret

Një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten pasdite, duke vrarë të paktën tre persona dhe dhjetëra të tjera i ka lënë të plagosur. Nga tornado një teatri, u shkatërrua plotësisht dhe humbi jetën një person.

Rreth 260 persona ishin duke parë shfaqje  brenda teatrit Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua, nga fuqia e tornados. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:55 me orën lokale,  kështu të paktën kanë raportuar mediat atje.  Shefi i zjarrfikësve në një komunikim më median ka bërë të ditur se 28 persona u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

E gjithë situata vjen pasi një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten pasdite, duke vrarë të paktën tre persona. Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mes perëndimit – me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Siç mund të shihet edhe në video tornado që  shpërtheu në  kryeqytetin e shtetit të Arkansas, Little Rock, duket se si  rrokullisen makina, si thyhen çatitë dhe rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit atje.

Me tej Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Ëynne, rreth 100 milje (170 km) nga Little Rock. Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit