-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët e Malësisë së Madhe, prezanton kandidatin Isa Ramaj

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Malësisë së Madhe ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Isa Ramaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se

“Sot unë vijë këtu tek ju, për të paraqitur si kandidat për kryetar të bashkisë së Koplikut, njeriun që përzgjodhët me vullnetin tuaj, votën tuaj, që i dhatë besimit Isa Ramajt. Isa Ramaj është një demokrat i përkushtuar, por Isa Ramaj është gjithashtu edhe një ish-qeveritar vendor i PD-së, i sprovuar, i suksesshëm i respektuar.

Isa Ramaj është edhe njëri prej jush, mbart, mishëron tiparet tuaja më të mira. Kam bindjen më të thellë se me Isa Ramaj, bashkia e Koplikut do të shndërrohet në shtëpinë tuaj të parë dhe Isa Ramaj në qytetarin tuaj të parë.

Kam bindjen se Isa Ramaj, së bashku me ju me ndryshimin që firmosni në datën 14 maj, do të arrijë të shënojë një kthesë të madhe, së pari në administrimin dhe përdorimin e të gjitha burimeve të bashkisë, me transparencën më të madhe para jush, me përgjegjësinë më të madhe, me ndershmëri të plotë.

Së dyti në shfrytëzimin e burimeve të pafundme natyrore që ka kjo malësi. Burimeve turistike, burimeve ujore, burimeve të bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë dhe të gjithanshme.

Askush nuk ka sakrifikuar më shumë se ju për liri dhe dinjitet kombëtar. Askush nuk ka qëndruar më fuqishëm se ju ndaj monizmit hoxhist, monizmit stalinist. Ndaj dhe ju sot këtu ju ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe me votën tonë 14 maj të votojmë ndryshimin të votojmë rivendosjen e pluralizmit politik në Malësinë e Madhe dhe mbarë Shqipërinë,” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit