Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bledi Mane, mori vëmendje me deklaratat e tij pas daljes nga shtëpia. Ai tashmë është rikthyer në shtëpinë e BB pas votimi të publikut për rifutjen e tij.
Bledi së fundmi ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ndërsa ka folur për eksperiencën brenda, daljen e po ashtu edhe për disa banorë të tjerë.
Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores, Kiara Tito.
Ai tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin.
Bledi shtoi se donte t’i “jepte një dorë” Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.
“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje, “u shpreh ai.
“Jam futur në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë,” theksoi Mane.
Bledi kujtojmë se doli vullnetarisht nga BBVA në një televotim me Luizin dhe Kiarën, duke ia bërë si dhuratë kësaj të fundit.