-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja për vilat! Ahmetaj si “macja me miun” me SPAK-un!

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj vijon betejën me drejtësinë e re. Deputeti socialist kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive për vilat në Hamallaj dhe Palasë.

Prona në Hamallaj ndodhet në pronësi të partneres së socialistit, vila ku jeton edhe vetë Arben Ahmetaj.

Prona tjetër në Palasë sipas SPAK-ut dyshohet se është në pronësi të ish-gruas, e cila e ka mohuar. Kërkesa është dërguar në Apelin e Posaçëm.

Pak ditë më parë u rrëzua kërkesa që kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshme, pasi më parë nuk u mor miratimi në parlament duke qenë se Arben Ahmetaj është deputet.

Tre ditë më parë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha se hetimet për Ahmetajn dhe pasurinë e tij janë shtrirë edhe jashtë vendit dhe në momentin e duhur do të merret në pyetje nëse do të vlerësohet e nevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit