Një 50-vjeçar i cili ka qenë duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30 në fshatin Rrilë të Lezhës.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.