Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin e LVV-së, Rexhep Selimi, janë deklaruar para trupit gjykues ditën e sotme në Hagë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi tha se kupton aktakuzën dhe së është plotësisht i pafajshëm.
“E kuptoj dhe jam plotësisht i pafjashëm”, tha Thaçi.
I pafajshëm është deklaruar edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.
“E kuptoj dhe shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dy vjeqare, jam tërsisht i pafajshëm”, tha Veseli.
Ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi gjithashtu u deklarua i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakzuës”, tha Selimi.
Ish-kryerpalamentari Jakup Krasniqi gjithashtu tha se është i pafajshëm.
“Unë e kam vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën sesi është përpiluar këtë aktakuzë. Nuk kam lidhje me asnjërën prej pikave që lexoj prokurorja. Nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, tha Krasniqi, duke shtuar se është plotësisht i pafajshëm.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.