-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas reformës së pensioneve Franca po përgatit një projekt-ligj për lejimin e eutanazisë

Kryesoret

Qeveria e Franceze me urdhër të presidentit Emmanuel Macron do të shqyrtojë mundësinë e lejimit të vetëvrasjes së asistuar në vend, siç është rasti në vende si Zvicra.

Vendimi vjen pas një asambleje qytetarësh që votuan me shumicë dërrmuese (76%) në favor të vetëvrasjes së asistuar ose eutanazisë.

Projektligji pritet të jetë gati në fund të verës. Macron premtoi gjithashtu një plan dhjetëvjeçar për t’u kujdesur për pacientët në fund të jetës së tyre.

Sistemi shëndetësor sot nuk është përshtatur mirë me kërkesat moderne, shtoi presidenti. Megjithatë, Macron nuk zbuloi se cili është qëndrimi i tij për këtë çështje të ndjeshme, raporton Guardian.

Shoqata franceze e mjekëve e kundërshton këtë mundësi.

Ligji, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2016, lejon personelin mjekësor të vendosë një person që është afër vdekjes dhe me dhimbje torturuese në qetësues të përhershëm, por nuk lejon administrimin ose shpërndarjen e substancës vdekjeprurëse.

Fundi i asistuar i jetës, ku personeli mjekësor i jep pacientit mjetet për t’i dhënë fund jetës së tij dhe eutanazia, ku personeli mjekësor ka një rol aktiv në fund të jetës së pacientit, lejohen me variacione në Zvicër (që nga dekada ’40 ), Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Spanja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit