-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“UÇK, nderi i shqiptarëve”, vijon protesta në Hagë

Kryesoret

Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë, ku mëngjesin e sotëm ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët mbajnë me vete pankarta të ndryshme ku përmes tyre kërkojnë lirinë e ish krerëve të UÇK-së.

“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, janë disa nga pankartat e protestuesve.

LIVE-Nis gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në paraqitjet e tyre të para, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u deklaruan të pafajshëm.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit