-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Makina copë- copë! E shkuara e errët e mikut të “Rrumit” që i shpëtoi atentatit

Kryesoret

Aldi Mustafa i shpëtoi sot për mrekulli një atentati me bombë që iu vendos në makinë. Makina me të cilën po lëvizte 37-vjeçari u hodh në erë me eksploziv. Policia deklaron se drejtuesi i makinës, që ishte i vetëm brenda ka shpëtuar pa lëndime nga tritoli i vendosur në gomën e pasme.

Mustafa është emër i njohur për drejtësinë. Mik i Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi i Shijakut”, Mustafa për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi.

Miku i “Rrumit”! Kush ishte personi brenda makinës që u hodh në erë në Durrës?

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës prej shumë vitesh, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mustafa ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në gusht të vitit 2021 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të cilët ishte të armatosur dhe dyshohet se kishin planifikuar atentat ndaj një personi. Asokohe ai u arrestua bashkë me Uran Zykën dhe Tahir Gjinikën.

Në mjetin e tyre policia gjeti 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro.

FOTO/ Shënjestra doli me vrap! Shikoni çfarë i ka bërë bomba makinës në Durrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit