Donald Trump ka mbërritur në një gjykatë në Nju Jork, ku do të bëhet ish-presidenti i parë i SHBA që do të përballet me akuza penale.
Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka mbërritur në një gjykatë në Nju Jork, ku do të bëhet ish-presidenti i parë i SHBA që do të përballet me akuza penale.
Trump do të dorëzohet në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit pasi ai u shoqërua nga banesa e tij në Kullën Trump nga Shërbimi Sekret.
Atij do t’i merren shenjat e gishtave, por është e paqartë nëse do të merret edhe një fotografi e tij.
Trump më pas do të shkojë në sallën e gjyqit në të njëjtën ndërtesë për gjykimin e tij, ku do të zbulohen akuzat formale dhe më pas ai pritet të pranojë fajësinë. Ai nuk pritet të jetë në pranga gjatë procedimit.
Kamerat televizive nuk do të lejohen brenda sallës së gjyqit, pas një vendimi të gjyqtarit Juan Merchan, por pesë fotografë do të kenë akses përpara se seanca të fillojë, për të fotografuar Trump dhe skenën.
Megjithatë, kamerat televizive do të lejohen në korridoret e ndërtesës, në mënyrë që Trump të mund të flasë me gazetarët kur të jetë atje.









